ASK: Nga skema e ndihmës sociale përfituan 25 811 familje, me gjithsej 102 333 anëtarë

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka filluar publikimin e Statistikave të Mirëqenies Sociale në baza mujore.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shkurt 2022:

– Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar – 25 811 familje me gjithsej 102 333 anëtarë;

– Nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara – 2 431 familje;

– Nga skema e pensioneve bazë të moshës – 148 020 përfitues;

– Nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës – 49 746 përfitues;

– Nga skema për pensionet familjare – 3 506 përfitues’

– Nga skema për pensionet invalidore – 69 përfitues;

– Nga skema për pensionet e Trepçës – 1 990 përfitues;

– Nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës – 1 233 përfitues;

– Nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës – 630 përfitues;

– Nga skema e kompensimeve për personat e verbër – 1 725 përfitues;

– Nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara – 17 737 përfitues;

– Nga skema për pensionet e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë – 2 697 përfitues;

– Nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin – 13 250 përfitues; dhe

– Nga skema për veteranët e luftës  – 37 015 përfitues.

Ndërsa ishin braktisur 4 fëmijë gjatë muajve janar – shkurt 2022.

ASK bën të ditur se bazuar në Planin Vjetor të Statistikave Zyrtare 2022 “Statistikat e Mirëqenies Sociale’’ nga publikimi në baza tremujore do të kalojë në baza mujore dhe do të vazhdojë si publikim i rregullt mujor. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme