Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Administrative të Tregut të Punës për muajin tetor 2023.
Të punësuarit me pagë primare
Në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë primare ishin 374 409 persona, ku krahasuar me
muajin e njëjtë të vitit paraprak (Tetor 2022, që ishin 361 822), ka rritje për 12 587 persona, ose
3,5% të punësuar me pagë primare. Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë primare
ishte 25-34.
Të punësuarit me pagë sekondare
Në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 18 242 persona, ku krahasuar me
muajin e njëjtë të vitit paraprak (Tetor 2022, që ishin 17 095), ka rritje për 1 147 persona, ose
shprehur në përqindje (6,7%) të punësuar me pagë sekondare. Grup-mosha me më së shumti të
punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.
Punësimi sipas aktiviteteve
Punësimi më i theksuar për muajin tetor ishte te këto aktivitete: Administrata publike dhe mbrojtja,
sigurimi i detyrueshëm social (23,1%); Tregtia me shumicë dhe pakicë (21,3%); dhe Prodhim
(11,2%).
Punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë (në përqindje), mosha 15 e më shumë për muajin tetor 2023
Këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së
Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar sipas: gjinisë, grup-moshës,
numrit të të punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjes së të punësuarve sipas
aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup-
moshës.