ASK publikon indeksin e çmimeve të inputeve bujqësore për tremujorin e dytë të këtij viti

Prishtinë | 09 Gus 2024 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve Bujqësore për tremujorin e dytë 2024.

“Krahasuar me vitin 2023 bie Indeksi i përgjithshëm i Inputeve në tre mujorin e dytë  të  2024. Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani , tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion”, ka njoftuar ASK.

“Në tre mujorin e dytë  të  2024, Indeksi i Input1 ka rënie për(-6.0%,) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i Input 2 ka rritje për (3.5%,) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 +Input 2) ka rënie për (-1,6 %) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, vijon tutje njoftimi.

Të ngjashme