Në vitin e kaluar u akuzuan 1 013 të mitur, ndërsa u dënuan 686 e tyre

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e jurisprudencës për persona të mitur” për vitin 2019.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për personat e mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2019.

Të dhënat për personat e mitur ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit, mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryerësit e veprave penale.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i personave të mitur të akuzuar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishte 1 013 persona.

Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 414 persona, ose 40.9 % e numrit të përgjithshëm.

Nga gjithsej 1 013 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 686 persona, ose 67.7 % e të akuzuarve.

Po ashtu, numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës me gjithsej 294 persona, ose 42.9% e numrit të përgjithshëm.

Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2019, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/jurisprudenca

Të ngjashme