ASK publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për vitin 2018

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies  Sociale” për vitin 2018.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 345 familje me gjithsej 103 409 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 206 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulaton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 126 888 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 45 391 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 4 031 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 101 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 950 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 817 përfitues;  nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 482 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 2 021 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 998 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 986 përfitues.

Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 138 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 345 përfitues.

Numri i fëmijëve të braktisur gjatë vitit 2018 ishte 28.

Të ngjashme