ASK shqyrton ankesat e regjistruesve rreth pagesave për ReKos2024

Prishtinë | 01 Kor 2024 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton të gjithë Regjistruesit e angazhuar gjatë Regjistrimit të
Popullsisë (ReKos2024) se ka formuar një Komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave
rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.

Meqenëse ASK-ja ka pranuar disa ankesa rreth mënyrës së pagesave, Komisioni do të merret me
verifikimin në sistem të secilit regjistrues dhe pyetësorëve të aprovuar nga sistemi, në mënyrë që të
vërtetohet ndonjë lëshim teknik që ka mund të ndodhë.

Në bazë të ankesave të pranuara deri më tani, shihet se ka një keqkuptim nga regjistruesit rreth
mënyrës së kompensimit ndërmjet pagës bruto dhe neto, mënyrës së përllogaritjes së pyetëosrëve të
plotësuar, si dhe në disa raste për ato intervista që sistemi i ka klasifikuar si intervista jo të rregullta.

Sidoqoftë, ASK-ja do të veprojë sipas të gjitha procedurave dhe në bazë kontratës. Nëse verifikohet
ndonjë lëshim teknik eventual, kompensimi i mjeteve do të kryhet menjëherë.

Të gjitha ankesat mund të parashtrohen te Departamenti i Administratës së ASK-së në email:
[email protected].

Edhe një herë, ASK-ja falënderon të gjithë Mbikëqyrësit dhe Regjistruesit për punën e shkëlqyer dhe
angazhimin e tyre maksimal në procesin e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024).

Të ngjashme