Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e dytë (TM2) 2020.
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (32.6%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (14.6%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (10.6%).
Derisa, gjatë këtij tremujori, kanë shënuar rënie: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (9.1%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (7.1%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara (6.5%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (4.7%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane jo të specializuara (0.7%).