- Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.
- Nga prilli rritet energjia me 15%.
- Çmimet e konsumit mbesin të larta.
- Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.
- Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.
- Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord.
- Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator.
- Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë.
Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.
Si u katandisëm kështu?!