Askush nuk ka të drejtë të thirret në popull

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 20:47 | Nga Halil Matoshi

Askush nuk ka të drejtë të thirret në popull, duke qenë se:

  1. Kosova ēshtë Republikë kushtetuese parlamentare, trupi elektoral i saj voton për Parlamentin e jo për Qeverinë;
  2. Duke qenë se Deputetēt zgjidhën e jo Qeveria, ajo mandatohet nga Kuvendi dhe nuk mund të quhet Qeveri e popullit ose siç u shpreh në videomesazhin e 29 marsit 2020 Kryeministri në detyrë Albin Kurti se “populli më ka zgjedhur Kryeministër”!?

Sepse:

Albin Kurtin nuk e ka zgjedhur populli por e ka mandatu Kuvendi

  1. Duke qenë se 83 deputetë përfaqësojnë 2/3 e Kuvendit, ata mund ta ndryshojnë edhe Kushtetutën, pra mund ta rrëxojnë çdo Qeveri legjitime, sepse siç është legjitime vota pro (66) po aq legjitime, për më tepēr plebishitars (83) është edhe mocioni i mosbesimit, pra përfaqësuesit konform Kushtetutës (Neni. 100 pika 1) ia shkurtuan legjitimitetin asaj Qeverie;
  2. Të shpallësh tradhtarë 83 deputetë të Kuvendit legjitim (me mbi 630 mijë vota) dmth se pakica profetike (me rreth 220 mijë vota) po kercënon shumicën legjitime;

Prandaj:

  • I vetmi trup që interpreton Kushtetutēn në tuebamësi, është Gjykata Kushtetuese (megjithë opinionet për dhe kundër saj në kritikën publike) sepse Kosova ka kriju njē kulturë solide në pranimin e verdikteve të saj, prandaj Presidenti i vendit dhe Kryeministri duhet të angazhohen për zgjidhje kushtetuese të krizës, që mbytë çarëdo dhune në embrion;
  • Thuani jo tendencave absolutiste e autokratike sot, përbuzni ata që flasin me gjuhë urrejtje duke thirrë në dhjnë e trazira – shpëtone demokracinë përfaqēsuese dhe pavarësinë kombëtare!

Të ngjashme