Asnjë aktivitet në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 08:24 | Nga

10 Shtatori është përcaktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me nevojën dhe detyrimin për të zbatuar veprimet që ndikojnë në parandalimin e vetëvrasjeve në nivel global pasi që vetëvrasjet mund të parandalohen.

Megjithatë, një datë e tillë nuk është paralajmëruar se do të shënohet në Kosovë.

Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve si iniciatore e kësaj dite, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët bëjnë thirrje për parandalimin e sjelljes vetëvrasëse, sigurimin e mjekimit adekuat, përcjelljen e personave që kanë tentuar vetëvrasje si dhe raportim të përgjegjshëm i vetëvrasjeve në media.

Në disa dekadat e fundit prirja e vetëvrasjeve është në rritje. Në botë çdo 40 sekonda ndodhë një vetëvrasje.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë rritje të vetëvrasjeve në njëzet vitet e ardhshme.

Të dhënat tregojnë se në botë, çdo vit, vetëvrasje bëjnë gati një milion individë, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës.

Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.

Shkencëtarisht është vërtetuar se të rinjtë (deri në moshën 35 vjeç) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh bëjnë vetëvrasje. Shumë më i madh është tentim vetëvrasje se sa vetëvrasjet (të kryera).

Vetëvrasjet përbëjnë një fenomen në rritje kudo në botë si edhe Republikën e Kosovës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ky fenomen është rritur me 60% në mbarë botën gjatë 45 viteve të fundit.

Rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën dhe për çdo vetëvrasje të kryer, rreth 20 të tjerë mund të tentojnë t’i japin fund jetës.

Po sipas OBSH, çdo vit, rreth 1 milion njerëz vdesin nga vetëvrasja. Vetëvrasja është ndër 3 shkaqet kryesore të vdekjes për grupmoshën 15 – 44 vjeç në disa vende dhe shkaku i dytë i vdekjeve për grupmoshën 10 – 24 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme