Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve.
Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!
Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!
Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!
Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!
Turpi ka emër e mbiemër!
Dhe jo vetëm turpi!
Në themele të lirisë e pavarësisë së Kosovës janë LDK me Presidentin Rugova dhe UҪK!
Me SHBA-të e NATO-n!
Këtë s’mund ta ndryshojë as ta zhbëjë askush dhe asnjëherë!