Asnjë grua pjesë e fotografisë së menaxhmetit të Konferencës së Sigurisë në Mynih

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Një fotografi e menaxhmentit të Konferencës së Sigurisë në Mynih derisa ishin duke ngrënë drekë ka marrë vëmendjen e shumë personave në rrjetet sociale.

Ajo çfarë ra në sy ishte se të pranishëm në tavolinë ishin 30 burra dhe asnjë grua.

Fotografia u realizua nga kryeredaktori i “The Pioneer”, Michael Brocker, të cilën e ka shpërndarë në Twitter, të shtunën.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të shteteve nga shumë vende të botës, përfshirë edhe liderët kosovarë, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme