Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që prej dje janë konfirmuar 40 raste të reja me COVID-19.
Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 2 mijë e 870 mostrave.
Aktualisht, janë rreth 1 mijë e 226 raste aktive në gjithë vendin.
“Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226″ , ka njoftuar MSh-ja.