Asnjë vdekje nuk është regjistruar si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 42 raste të reja pozitive, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Rezultati i ri ka dalë nga testimi i 645 mostrave. Të premten janë regjistruar edhe 54 pacientë të shëruar duke e çuar shifrën totale të të shëruarve në 13731.
627 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Aktualisht në vend janë 1347 raste aktive.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.
84 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat dhe spitalet e Kosovës.