Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 6 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ndërsa, janë shëruar 5 persona.
Deri tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 107 mijë e 749.
Ndërsa numri i viktimave është 2 mijë e 258.