Çka duhet të dinë në lidhje me dialogun pretendentet për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës?
Asnjë kryeministër i Kosovës, as dje e as sot nuk ka pasur e nuk ka të drejtë t’i udhëheqë bisedimet politike me Serbinë pa konsensus kombëtar (nacional).
Nëse Kryeministri i ardhshëm i Kosovës arrin që t’i kthej bisedimet politike me Serbinë në bisedime teknike, siç ishin në krye të herës, vetëm atëherë e ka të drejtën që t’i udhëheq bisedimet për çështje teknike.
Bisedimet apo dialogu politik për çështjet e brendshme të Kosovës siç është territori apo ndryshimi i kufijve shtetëror të saj, nuk ka të drejtë që t’i ndryshoj askush, as Kuvendi me dy të tretar, madje ndryshimi i territorit që e kanë ruajtur breza të tërë shqiptaresh nuk mund të ndryshohet as me referendum.
Kushdo që nuk e dinë ketë, e ka të drejtën të kërkoj votën e qytetarëve për t’i ruajtur delet në Malet e Sharit apo Bjeshkët e Junikut, por jo të udhëheq me Shtetin!