Asnjë mjek dhe infermier në Shqipëri nuk është i shtruar në spital nga Coronavirusi, një tjetër i shëruar

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se është shëruar nga koronavirusi edhe një punonjës i tjetër i personelit shëndetësor, duke e çuar në 41 numrin total të të shëruarve në radhët e mjekëve dhe infermierëve.

Gjithashtu, ministrja thekson se lajm i mirë është edhe fakti se sot nuk ka asnjë mjek apo infermier që po trajtohet në spital për COVID-19.

Mesazhi i Manastirliut:

Edhe  personel shëndetësor i shëruar në Tiranë, mes 18 të shëruarve në 24 orët e fundit! Janë  personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19.

Por #LajmiMëIMirë është se SOT, nuk kemi asnjë mjek dhe infermier që po #trajtohet në spital për #COVID19 dhe 70% e të prekurve ndërmjet bluzave të bardha janë plotësisht të shëruar!

Deri tani janë pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19.

#FORCA




Të ngjashme