Shtëpia e Bardhë nuk pret që ndonjë peng amerikan të lirohet të martën nga Hamasi, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
Tre amerikanë – 4-vjeçarja Abigail Edan dhe dy gra – pritej të ishin në mesin e 50 grave dhe fëmijëve që Hamasi ra dakord të lirojë si pjesë e një marrëveshjeje të shpallur midis Izraelit dhe Hamasit javën e kaluar, kishte thënë Shtëpia e Bardhë, transmeton Klan Kosova.
Edan u lirua të dielën. Dy gratë ende nuk janë liruar.
Armëpushimi fillestar katër-ditor tani është zgjatur edhe për dy ditë të tjera, me 20 gra dhe fëmijë të tjerë pengje që do të lirohen gjatë kësaj periudhe kohore.