Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit në këtë periudhë po ashtu nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Derisa, në këtë ditë është shëruar 1 pacient.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 9.