Asnjë veprim nuk është ndërmarrë për ta shënjuar kufirin me Malin e Zi, edhe pse është mbushur një vit prej ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit.
Marrëveshja që kishte provokuar protestat më të mëdha dhe më të dhunshme dhe kishte rrëzuar një qeveri ishte ratifikuar më 21 mars 2018, nën tymin e gazit lotsjellës të hedhur nga opozita, raporton KTV.
Votimi i marrëveshjes në Kuvend ishte përcjellë me duartrokitje e përqafime mes deputetëve të partive në pushtet, të cilët sa ishin në opozitë e kundërshtonin me të gjitha mjetet marrëveshjen e trashëguar nga Isa Mustafa.
Me gjithë premtimet e qeveritarëve, ratifikimi i marrëveshjes nuk solli liberalizimin e vizave. Urimet nga politikanët patën mbushur rrjetet sociale, duke e marrë punë të kryer liberalizimin e vizave për qytetarët, të vetmit në rajon që nuk e gëzojnë këtë të drejtë.