Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës .
Lajmin e ka bërë njohësi i politikave të BE-së, Demush Shasha.
“Këshilli I Ministrave miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndjenjë e veçantë të shohësh se si një sagë 10 vjeçare përfundon brenda 10 sekondash të një mbledhjeje”, ka shkruar Shasha.
Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave për shtetasit do të thotë se do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen në periudhën prej 180 ditësh.
Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Kosova ka bërë veprime të mëdha për të përmirësuar sigurinë e saj në menaxhimin e migracionit dhe të përshtatjes së politikës së saj të vizave me atë të BE-së.
Kështu tha ministrja suedeze për Migracion Maria Malmer Stenergard.
Tashmë i mbetet Parlamentit Evropian që ta ndërmarrë hapin final rreth heqjes së vizave të kosovarëve.