Asnjë delegat i Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës nuk ka votuar për shkarkimin e Kryetarit Behar Ejupi dhe Nënkryetarit Naim Rudari.
Kur është nxjerr propozimi i pikës së tetë të rendit të ditës, oër shkarkimin e udhëheqësve të OAK-ut, 40 delegatë kanë votuar kundër ndërsa pesë kanë abstenuar , raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pavarësisht se nënshkrues të pikës për shkarkimin e Ejupit dhe Rudarit ishin 23 delegatë, asnjëri prej tyre nuk ka votuar për shkarkimin e dy udhëheqësve të Odës së Avokatëve.
Paraprakisht, propozuesit për shkarkimin e Ejupit dhe Rudarit kanë kërkuar që votimi të jetë i fshehur por propozimi i tyre nuk ka kaluar në Kuvendin e Odës së Avokatëve.