“Asociacion pa kompetenca ekzekutive”, Mogherini siguronte Isa Mustafën në letrën e vitit 2015

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka publikuar një letër të ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini, drejtuar më 2015 kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa ku siguronte se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Dua të konfirmoj se është mirëkuptim i BEsë që Asociacioni/Komuniteti – në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe Ligjin e Kosovës – nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes dhe nuk do të ketë fuqi ekzekutive”, thuhej ndër të tjera në këtë letër.

Selimi në postimin e tij tha se Asociacioni asnjëherë nuk ka pasë të ketë kompetenca ekzekutive dhe se kjo u tha edhe nga dy emisarët, Lajçak dhe Escobar, së fundi.

“Asociacioni i komunave serbe asnjëherë s’është supozuar të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës. Këshilltari Special Chollet e tha këtë dje, emisari Escobar e tha shumë herë. Miroslav Lajcak kështu tha gjithashtu. BE-ja i tha zyrtarisht me shkrim Kosovës kështu që më 2015!”.

Të ngjashme