Asociacioni i Komunave marrëveshje me GIZ-in për të drejtat sociale për grupet e pafavorizuara

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Është arritur marrëveshja mes Asociacionit të Komunave të Kosovës, NALAS-it dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i financuar nga Ministra Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Republikës së Gjermanisë për vazhdimin e Projektit “Të Drejtat sociale për Grupet e Pafavorizuara III (SoRiIII) edhe për tre vitet e ardhshme.

Projekti “Të drejtat sociale për Grupet e Pafavorizuara III” do të promovoj përfshirjen sociale dhe ekonomike përmes institucionalizimit të gjërave më të mira, inovative dhe shërbimet sociale të orientuara nga nevojat.

Projekti rajonal të Drejtat Sociale për Grupet e Pafavorizuara (SoRi III) aktualisht është duke u zhvilluar si vazhdim masë e projektit SoRi II të përkrahur nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) e Gjermanisë.

Ky projekt do të ofrojë një përmbledhje të shkurtër të disa prej aspekteve kryesore të planifikuara deri më tani.

Në këtë projekt rajonal bëjnë pjesë Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndërsa koordinohet përmes Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS) brenda periudhës janar 2023 – maj 2025 dhe me një buxhet prej katër (4) milion euro.

Fushat Tematike të planifikuara të projektit janë Koordinimi në shumë nivele dhe forcimi i kornizës së politikave për përfshirjen sociale, Forcimi i qasjeve sociale të orientuara nga nevojat, të bazuara në dëshmi dhe inovative dhe Forcimi i modeleve multisektoriale për përfshirjen ekonomike të grupeve të pafavorizuara.

Të ngjashme