Asociacioni i Mjekëve Familjarë shënon 20-vjetorin, Ismaili thotë se investimet do të vazhdojnë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 11:00 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i Mjekëve Familjarë ka shënuar 20-vjetorin e themelimit ku me këtë rast ka mbajtur  konferencën “Mjekësia e bazuar në dëshmi”, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, tha se sektori i shëndetësisë ka filluar përmirësimin, por që duhet të vazhdojë edhe më tej me ndihmën e të gjithëve.

“Si ministër shpesh kam dëgjuar shumë politikbërës që flasin për problemet e mjekësisë familjare ajo që kam përpjekur unë të bëj është të flas për fuqinë dhe mundësinë që ka mjekësia familjare dhe të investohet në të”.

“Sektori i shëndetësisë ka pas shumë probleme, personeli shëndetësor dhe pacientët, nëse nuk kemi intervenuar në dyja atëherë nuk do të ketë cikël pozitiv të favorshëm për dyja palët”.

“Ju keni punuar dhe e keni mbajt sektorin e shëndetësisë me periudhë të gjatë me paga që nuk kanë qenë refkeltim i punës suaj. Nuk është punë e lehtë ka qenë e vështirë me artit që pagat e mjekëve me i rrit në nivelin që kurdo të rritet 20% të ketë rritje substanciale sepse baza është e lartë”, tha ai.

“Qëllimi im ka qenë me krijuar një paqe, mirënjohje e mirëqenie nëpërmjet pagave dhe me vazhduar me investuar në mjekësinë familjare, sekondare e terciare me krijuar një zinxhirë ku investohet në gjitha nivelet”, tha Ismaili.

Presidenti i konferencës, Zejdush Tahiri, tha se roli i punëtorëve shëndetësor është unik ngase kujdesen për shëndetin e shumicës së popullatës.

“Është nder që ne kujdesemi për shumicën e popullatës të cilët kërkojnë ndihmë për problemet e ndryshme”.

“Ne përpiqemi maksimalisht ta bëjmë më të mirën tonë, të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira por nuk jemi të përkryer por jemi krenarë që kemi filluar para 20 vjetëve dhe ja ku jemi sot, kemi bërë përparime të dukshme që kemi 700 mjekë specialist”, tha ai.

“U premtojnë qytetarëve që do vazhdojmë të ngrisim kualitetin“, shtoi ai.

Bernard Solan nga Ambasada e Zvicrës, tha se kujdesi parësor është gurthemeli i çdo sistemi cilësor dhe është më efikas mënyra për të përmirësuar shëndetin e popullsisë, raporton EO.

“Projekti mbulon 12 komuna për të përmirësuar shëndetin e popullsisë së Kosovës për të ofruar shërbime të plotësojnë nevojat e pacientëve, projekti mundohet të stimuloj shëndetin parësor nevojën e përfshirjes së popullsisë së cenueshme”, tha ai.

“Faza e projektit 4 vjeçare ka filluar në 2016 dhe mbyllet në nëntor të këtij viti, jemi mundu me zgjat projektin edhe për 4 vjet që fillon faza e dytë në janar të 2020”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1116074028588704/

Të ngjashme