I kapluar nga emocionet pasi udhëhoqi skuadrën e tij të fëmijërisë drejt fitores aq të nevojshme, sulmuesi i Celta Vigos, Iago Aspas, nuk mund të ndalte lotët.
Aspas qau nga gëzimi dhe lehtësimi, pasi shënoi dy gola në pjesën e dytë për të ndihmuar Celtan të përmbysë disavantazhin 2:0 dhe të triumfojë 3:2 ndaj Villarrealit të shtunën, skuadër me të cilën po lufton për mbijetesë në La Liga këtë stinor. Për Aspasin ishte ndeshja e parë 90-minutëshe në më tepër se tre muaj.
“Ne nuk i meritojmë tifozët që i kemi”, ka thënë Aspas, që mori ovacione nga tifozët në stadiumin “Balaidos”, derisa po largohej nga loja në minutat shtesë.
Me t’u ulur në bankinë me xhaketë mbi shpatullat e tij, ai nisi të qante dhe u desh të ngushëllohej nga bashkëlojtarët.