Asteroidi më i madh që njihet nga njeriu, i quajtur 3122 Florence (1981 ET3) do t’i afrohet planetit tonë në natën mes 31 gushtit dhe 1 shtator.
Me një diametër prej 4.3 kilometrash, sipas shkrimit që e transmeton sot KJ, asteroidi do të kalojë rreth 7 milionë kilometra larg tokës, me saktësisht 18 herë sa distanca e Tokës me Hënën.
Ky është asteroidi më i madh që kalon kaq pranë Tokës që kur ka hyrë në funksion programi i NASA-s për gjurmimin e këtyre objekteve.
“Edhe pse shumë prej nesh e dinë se asteroidë të tjerë mund të jenë afruar më shumë se kaq me Tokën, të gjithë kanë pasur përmasa shumë më të vogla. Florence është asteroidi më i madh që kalon kaq pranë tokës qëkurse NASA nisi të studionte asteroidet pranë Tokës, rreth një shekull më parë”, thotë studiesi Paul Chodas.