Të gjithë e dinë se dinozaurët në Tokë u vranë nga një asteroid. Dhe tani studiuesit kanë zbuluar se apokalipsi i zjarrtë ishte edhe më i frikshëm seç e kishim menduar.
Asteroidi, me një madhësi prej rreth 81 kilometrash, u përplas në Tokë afër Chicxulub, në atë që është Meksika sot, me forcën e 10 miliardë bombave bërthamore të Luftës së Dytë Botërore duke shkatërruar 75% të jetës në Tokë.
Shpërthimi i vuri flakën pyjeve dhe kullotave, krijoi cunami qindra metra të lartë dhe shpërtheu aq shumë squfur në atmosferë që bllokoi diellin, duke shkaktuar ftohjen katastrofike globale që përfundimisht shkatërroi dinozaurët.
Studimi i publikuar të hënën u bë nga shkencëtarët e Universitetit të Teksas në Austin. /oranews/