Astma dhe rreziqet e saj

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 23:55 | Nga Ekonomia Online

Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike janë alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit, këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë.

Rolin kryesor në shfaqjen e astmës e luan trashëgimia, trashëgohet paraprira për të reaguar me manifestime alergjike në kontakt me alergjenët e caktuar; në rastin e astmës me reagime pezmatuese alergjike të mukozave bronkiale, që manifestohet me sulme astmatike.

Pra, për t’u shfaqur astma nevojitet prirja e trashëguar dhe kontakti me lëndën alergjike, astmën e shkaktojnë poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me furçë, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë).

Disa nga simptomat e astmës janë si marrja e frymës në mënyrë episodike, shtrëngimi i gjoksit, gërhitja, skuqja në fytyrë dhe lëkurë etj.

Të ngjashme