Trajneri i Aston Villas, Dean Smith, ka vënë Olivier Giroudin si prioritet të klubit për afatin kalimtar të janarit.
Sipas “The Athletic”, Villa është e vendosur të transferojë francezin, por do të përballet me rivalë nga Premier Liga për të siguruar shërbimet e tij.
Sulmuesi i “Bluve” ka dështuar këtë sezon pasi akoma s’ka gjetur golin.