Analisti Astrit Gashi ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se inflacioni i produkteve ushqimore ishte 9% më i lartë se një vit më parë. Ai shtoi se matja duhej bërë duke përdorur shportën e konsumatorit dhe produktet ushqimore e jo “grabujat e vogla për kopsht që ishin liruar dukshëm”.
Postimi i plotë i Gashit:
FAKT per inflacionin jo propagande!
Sipas Bankes Boterore inflacioni i produkteve ushqimore ne Kosove gjate muajit qershor ishte 9% me i larte se nje vit me heret. Vetem 1% me i ulet se ne muajin maj.
BB te dhenat i mbledhe nga ASK, nga ku ka rrjedhur edhe njoftimi i VV.
Po e perserise inflacioni duhet te matet ndaras vetem ne ushqime, per shporten e konsumatorit e pastaj edhe ai i pergjithshmi ku hijne edhe “grabujat” e vogla per kopsht qe ishin liruar dukshem.
ASK po shkon rruges se INSTAT dikur statistikat e te cilit i kryenin pune vetem qeverive dhe askujt tjeter. Ne teresi matja e ASK eshte e dyshimt.
Burimi: World Bank Food Security Update, June 2023