Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë ndarjen e çmimit për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2025 e ku çmimi i parë dhe i dytë iu dha Astrit Kabashit me dramën “Lufta” dhe çmimin e dytë për dramën “Pse ke frikë”, ndërsa çmimi për dramën “Kurora” iu dha Florent Kurtalanit, raporton Ekonomia Online.
Astrit Kabashi tha se ky është një motiv shtesë për dramaturgët e rinj, ku kërkoi edhe që t’i jepet më shumë hapësirë dermatologjisë kombëtare.
“Faleminderit ministrisë që po e mban gjallë këtë konkurs, faleminderit dhe jurisë për vlerësimin. Ky është veç një motiv shtesë, për mua dhe Florentin dhe dramaturg pro besoj që edhe për gjeneratat e reja që do t’i motivojnë shumë. Motivi më i madh kish me qenë nëse këto tekste inskenohen, që tashmë edhe kanë filluar dhe e falënderoj Teatrin Kombëtar, por jo vetëm tekstet e mia, por të të gjithë dramaturgëve. Dermatologjia kombëtare pak po çalon, jo anej jo knej. Ju kisha lutur me provu këtë dramaturgji, e le ta vlerëson publiku a ja vlen a nuk ja vlen”, tha Kabashi.
Edhe Florent Kurtalani, fitues i tretë i çmimit tha se cikli i një drame përmbyllet atëhere kur teksti i një shkrimi del para publikut qoftë i inskenuar apo si lexim skenik.
“Jam i nderuar që kam fituar çmimin e tretë në konkursin “Katarina Josipi”. Falënderoj jurinë për vlerësimin edhe kohën që ka dhënë. Konsideroj që cikli i një drame, apo një teksti të shkruar përmbyllet atëherë kur del para publikut qoftë si e inskenuar apo si lexim skenik, ndaj shpresoj që kanë me u ogranizu dhe këto aspekte”, u shpreh ai.
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, uroi të dy fituesit e dramës origjinale shqipe “Katarina Josipi”, duke premtuar se do të vazhdojnë ta organizojnë traditën e vlerësimit të dramave shqipe.
“Derisa Ministria të vazhdojë të mbajt këtë ritëm të vlerësimit të veprave për drama shqipe, i takon tetarit kombëtar me kriju dinamikën e re të inskenimeve të këtyre veprave.”, tha Çeku.
Në juri ishin, Kushtrim Mehmeti, Ilire Vinca, Kushtrim Koliqi, Florent Mhemeti, Zora Çeka.

