Astrit Selmani: Duhet të punojmë shumë, pasi kemi ekip të mirë

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Kosovës është mposhtur në shtëpi nga Jordania me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani luajti 30 minuta në këtë ndeshje miqësore, pasi u inkuadrua në minutën e 62-të në vend të Milot Rashicës, por nuk arriti të lë gjurmë.

Pas ndeshjes Selmani ka thënë se “Dardanët” nuk patën fat në këtë takim.

“Është kënaqësi e madhe të luash për vendin tim”.

“Kosova i ka futbollistët shumë të mirë, por duhet të punojmë shumë sepse bashkë mund të arrijmë gjithçka”.

“Me Muriqin po përshtatem mirë në sulm. Ai është lojtar i mirë dhe besoj se mund të shënojmë shumë gola bashkë”, ka thënë Selmani.

Kosova ndeshjen e radhës e luan kundër Greqisë të dielën./Telegrafi

Të ngjashme