Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Astrit Selmani do të mungojë përfundimisht në ndeshje ndaj Maltës.
Me rekomandim të stafit mjekësor të ekipit përfaqësues, futbollisti i Hammarby IF, Astrit Selmani, nuk do të paraqitet në ndeshjen e sotme miqësore kundër Maltës.
Përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes për këtë ndeshje, ky i fundit pas ekzaminimeve mjekësore dhe rekomandimit të stafit mjekësor ka vendosur që të mos rrezikojë me aktivizimin e tij.
Selmani nuk do të rrezikojë, në mënyrë që ai ta kalojë sa më shpejtë këtë lëndim të lehtë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme të shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.
Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për miqësoren e sotme.