Ne kemi inflacionin më të madh ndonjëherë në Kosovë, kemi rritje enorme të çmimeve në cdo produkt. Ata që kërkonin punë në Kosovë, tash po kërkojnë viza.
Kjo qeveri ende nuk e ka marrë mundin t’u dalë në ndihmë qytetarëve, sepse po të kishte mbështetje nuk do të kishte nevojë për projektligjin për Trustin.
Prandaj, jemi pro tërheqjes së një shumë të kursimeve pensionale, por jo shumës 30 % per të gjithë por kjo të bëhet sipas kategorizimit.
Nuk është zgjidhje afatgjatë por është e nevojshme për këtë përiudh që sado pak do ti ndihmon qytetarëve.
Qeveria është dashur dhe duhet të nxisë politika zhvillimore, duhet të shikojë reformimin e politikave fiskale dhe ato të përkohshme duhet t‘i reduktojë.
Rishikimin i politikave fiskale do të thotë reduktimi i politikave tatimore në kuptimin siç kanë bërë vendet e tjera në artikujt bazë në produktet ushqimore dhe derivate.