Të jemi të sinqertë, të gjithë e kemi një apo disa miq të cilët gjithmonë e postojnë aktivitetin e tyre në Facebook. Ose, më keq, ndoshta ai person jeni vet ju.
“I vrapova 15 kilometra sot para se të shkoja në punë!” mund të jetë motivuese të lexohet në mëngjes, ose tejet e bezdisshme, varësisht se çfarë disponimi keni në mëngjes.
Hulumtuesit nga Universiteti Brunel në Londër kanë kryer një studim që tregon se përse njerëzit e shpërndajnë çdo ushtrim në rrjete sociale.
Rezultatet me të vërtetë që janë të mahnitshme!
Të varur nga vëmendja dhe vetëbesimi…
Personat që gjithmonë e dokumentojnë aktivitetin e tyre fizik kanë tendenca të jenë narcisistë.
Sipas hulumtuesve, qëllimi kryesor i tyre është të tregojnë se sa kohë investojnë në pamje.
Megjithatë, këto postime marrin më shumë pëlqime sesa çdo lloj tjetër i postimeve.
“Narcisistët kanë postuar më shpesh rreth arritjeve të tyre, gjë që është motivuar nga nevoja për vëmendje dhe njohje nga komuniteti i Facebook-ut’, konkludon studimi.
Numri i lartë i pëlqimeve, jo domosdoshmëridot do të thotë se çdo personit i pëlqen t’i shohë këto postime rreth mburrjes.
Prandaj, përveç nëse bëheni kreativ me ushtrimet tuaja fizike, më mirë është t’i mbani për vete këto postime të progresit në palestër. Shoqëria do t’ju jetë mirënjohës!