Narrativi para disa vjetësh ishte “Hashim shko në Hagë”, në një vijë me BIA-n e Serbisë dhe shërbime të tjera jomike që na e kurdisën një film horrorr, derisa shumë “levreka” po e përshëndesnin, po i gëzoheshin!
Arroganca e kësaj garniture i kushtoi shumë Kosovës, por ata që sot janë ne Hagë e dinin qysh moti se “Albini ka me na e pru Serbinë kty”.
Sot ata si edhe bashkëluftëtarët e tyre më herët, po e mbrojnë UÇK-në dhe luftën e saj per liri, derisa garnitura e re me kravata e me xhipa po negociojnë dhe po i legjitimojnë institucionet serbe me Vuqiqin në Bruksel, duke ikur nga Amerika me shpresë se po shpetojnë nga marrëveshja dhe pikat e saj që dikur i pështynin për të ardhë në pushtet, për do vota të lehta!
Ironia e faktit është se trushpërlarët e mashtruar nuk po mund ta gëlltisin makiavelizmin e Albinit, i cili krenohet se i dha kahje te re dialogut duke i jetësuar marrëveshjet e vjetra komplet.
Për më keq, në momentin kritik e ktheu dialogun 11 vjet mbrapa duke e humbur mundin e paraardhësve dhe të aleatëve, duke dalë nga binarët e trenit arave me traktor!
Duke ikur nga Zajednica nuk shpëtohet Albin, duhet me u ndal dhe me u ballafaqu, si Hashimi me Hagën, si Ramushi me Hagë e demarkacion. Pra edhe ti me trup tand ke me u ballafaqu. Mundesh edhe me ikë si herave të tjera, por duke ikë nuk shpëton veriun as Kosovën, vetem del humbës 100%, sepse realiteti ne terren dhe realiteti diluzional qe vetë e ke kultivu tash e 15 vjet jane shumë larg!
Megjithatë më vjen mirë që ke reflektu dhe e ke pranu planin si bazë të mirë, dhe nga ti dhe vetëm t’i kërkojmë që të ballafaqohesh dhe ta nxjerrësh maksimumin e mundshëm.