Atalanta programon rinovimin e kontratës me Gjimshitin

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 19:31 | Nga

Berat Gjimshiti është futbollisti i vetëm i Atalantës të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm.
Karriera e qendërmbrojtësit shqiptar mori një kthesë të papritur në ditët e fundit të merkatos verore.

Teksa dita-ditës flitej për shitjen përfundimtare nga Atalanta, 25-vjeçari jo vetëm që fitoi besimin e trajnerit Gasperini, që e aktivizoi në tri ndeshje të Serisë A titullar, por së shpejti pritet të firmosë edhe rinovimin e kontratës me bergamaskët, transmeton supersport.

Sigurisht që kjo do të varet edhe nga paraqitjet e tij gjatë pjesës së parë të sezonit. Futbollisti kuqezi, i cili dy vitet e fundit luajtur i huazuar tek Avellino dhe Benevento, aktualisht përfiton 300 mijë euro në sezon.

Nëse Atalanta nuk ia rinovon kontratën para janarit, atëherë ai do të ishte i lirë të bisedonte me çdo skuadër tjetër, për t’u larguar nga Bergamo në verë me parametër zero.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme