Atalanta vëzhgoi nga afër mbrojtësin e Kosovës U-21, Ardian Ismajlin

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 16:57 | Nga

Ardian Ismajli ka tërhequr vëmendjen e klubit italian, Atalanta, në ndeshjen ndaj Gjermanisë U21 të zhvilluar para disa ditës.

Te Hajduku luan rrallë, por të paktën Ismajli është kapiteni i ekipit të rinjve të Kosovës që po shënon rezultate dhe progresin.

Kapiteni i Kosovës U-21 ka luajtur në qendër në formacionin 3-5-2, shkruan ueb faqja kroate ‘Slobodna dalmacija’.

“Në Mitrovicë doli se Hajduk ka një lojtar më të mirë se sa mendon. Duke qenë lider i ekipit që ka luajtur në mënyrë të barabartë 0:0 kundër Gjermanisë nuk është gjë e vogël”, shkruan kjo ueb faqe.

Në Kosovë, Ismajli u vëzhgua nga Atalanta, klubi i elitës së futbollit italian.

“Ne luajtëm dy ndeshje shumë të mira, pas fitores ndaj Azerbajxhanit, ne luajtëm me Gjermaninë”.

“Jemi shumë të lumtur dhe mendoj se ishte ndeshja jonë më e mirë në karrierë. Po të kishim fat edhe mund të fitonim”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme