Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Atdhe Xheravina është mjaftë aktiv në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e tij e përditshme.
Para pak kohe në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram”, Morena i kishte komentuar Atdheut një emoji të zemrës, duke lënë të kuptohet se dyshja janë miq.
Së fundmi, Atdheu së bashku me vëllanë dhe nënën e tij kanë udhëtuar drejt Turqisë, e që përmes disa fotografive në rrjete sociale, vërehet se ka qenë Morena ajo e cila ka pritur familjen Xheravina.
Ata janë fotografuar në një nga restorantet atje, teksa kanë ndarë një moment së bashku në rrjetin social “Instagram”.
Kujtojmë, se kohë më parë Atdheu kishte thënë se do të donte një njohje nga afër me Morena Tarakun.
“Nuk guxoj të flas se po na shikon Sara, por do të doja një njohje me nga afër me Morena Tarakun”, u shpreh ai.