Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, është përfolur shpeshherë në media për një lidhje të mundshme me moderatoren e këtij emisioni, Bora Zemanin.
Por, së fundmi ai është kapur ‘mat’ me një nga konkurrentet e këtij sezoni. Bëhet fjalë për Efin e “Për’puthen”, e cila ka një ngjashmëri me Borën dhe këngëtaren Elvana Gjatën, por siç duket e ka gjetur dashurinë jashtë programit.
Video e fotografi të dyshes shihen teksa shkonin në një dyqan në Tiranë dhe teksa Efi provonte fustane. Dyshja duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke ngritur kështu dyshime se mund të jenë në një lidhje.