Atentati në Athinë, hetuesit rikthehen te dëshmia e një të penduari shqiptar

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Prej disa ditës policia, Prokuroria dhe mediat greke, e kanë kthyer në qendër të vëmendjes serialin e vrasjeve të dy shqiptarëve në Athinë.

Ndërkohë gjërat u trazuan sërish nga vrasja e 18 majit në Nea Smyrni ku u ekzekutuan Kreshnik Çerçizaj e Armando Ogranaja dhe nga kontrolli i befasishëm i forcave speciale greke EKAM në burgun e Hanias, ku mes të tjerave u kontrollua dhe qelia e Klodian Lekocajt, i ashtuquajtur kreu i “mafies së burgjeve”.

“Më vinte gjynah”, ish-gardiania tregon se çfarë hante Nexhmije Hoxha në b…
Kujtojmë që seriali i vrasjeve nisi në mes të viteve 2000 e që çdo vit që kalon, më shumë ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën për shkak se seriali, dëshmitë dhe përgjimet çojnë në një hakmarrje të pafre mes grupeve kriminale, që në fakt e kanë shtrirë aktivitetin edhe në vendin tonë.

DËSHMIA E TË PENDUARIT

Shqiptari që thuhet se është 38 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka deklaruar: “Viktima jonë e radhës mbërriti në pikën ku e pritëm gjysmë ore me një ‘Audi’. Ai parkoi mu para nesh. Të afërmit e tij femra kanë dalë fillimisht dhe janë larguar 15 metra nga makina dhe më pas ka dalë Visi. Më pas qëlluam të dy me kallashnikov. I kemi qëlluar shumë plumba, nuk mbaj mend sa. Visi ra aty, pranë makinës së tij. Pastaj bashkëpunëtori im shkoi me Tokarev dhe e qëlloi në kokë.

Nuk e mbaj mend sa herë ndërsa ishim duke pirë disa pije me bashkëpunëtorin tim Ari, ai u hap dhe më tha se kishte një çështje të rëndë me një mik të tij. Ai kishte kryer disa grabitje me të dhe nuk i kishte dhënë pjesën e tij. Po flasim për shumë para. Në një grabitje kanë marrë 350 mijë euro. Informacioni për grabitjet është dhënë nga Klodian Lekocaj dhe duhej të merrte edhe ai një pjesë, por nuk kishte marrë asgjë. Ai më tha se Klodiani dhe Ari donin të vrisnin shokun e tyre”. Kujtojmë se në gjyqin që u bë ndaj bandës së Dashamir Kasemit në fund te viteve 2000, ky i fundit mes të tjerash deklaroi: “Më akuzojnë padrejtësisht. Kam përshtypjen se përfshirjen time e ka bërë Klodiani, i cili ka dhënë 74 informacione në polici për të dalë nga burgu”.

Të ngjashme