Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Kosovës

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se në qarkun e Lezhës janë 306 familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes.

Në një intervistë për Abc News, ai u shpreh se vrasja e Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij Gentianës, në Balldren është ngjarje e rëndë, dhe siç tha ai, dyshohet se autorët janë larguar drejt Kosovës.

“Janë 306 familje të ngujuara. Kjo ngjarje, ishte vijim i një ngjarjeje që ka ndodhur në 2016. Është marrë vendim që ky person do vritet. Asnjë lloj kanuni, nuk parashikon vrasjen e grave. Gjakmarrja do shtrihet edhe në familjen e gruas. Kjo plagë krijon plagë të tjera. Nuk di nëse e kanë llogaritur autorët që duhet të vrisnin edhe bashkëshorten. Asgjë nuk e justifikon humbjen e jetës së të dyve, por flas për bashkëshorten e tij. Vrasja për gjakmarrje dëbohet me burgim të përjetshëm. Mendohet se autorët janë larguar drejt Kosovës”, theksoi ai.

Të ngjashme