Athina kërcënohet nga zjarret, evakuohet një fshat

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr tjetër ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në juglindje të Athinës, ndërsa erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve.

Zjarri u regjistrua në Kouvaras, rreth 60 kilometra nga kryeqyteti grek, në rajonin e Atikës teksa sipas shërbimit zjarrfikës, në operacion janë angazhuar të paktën 172 zjarrfikës dhe rreth 40 automjete, transmeton albinfo.ch.

Ndërhyrja nga toka po mbështetet nga dy avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë.

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të erërave që kalojnë shpejtësinë 70 kilometra në orë. Autoritetet e mbrojtjes civile urdhëruan evakuimin e fshatit Agios Stylianos, pranë zonës së zjarrit, për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve. Kjo është vatra e dytë e madhe pranë Athinës gjatë kësaj vere.

Të ngjashme