Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë në La Liga, pas rikthimit nga një pauzë tre mujore shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.
Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid kanë luajtur baras në ndeshjen e vlefshme për javën e 24’të në kampionatin spanjoll.
Ndeshja e zhvilluar sot në ‘San Mames Barria’ ka përfunduar me rezultatin 1-1, me të dy golat të shënuar në pjesën e parë.
Fillimisht vendasit kaluan në epërsi në minutën e 37’të me golin e shënuar nga Iker Muniain, teksa Diego Costa barazoi vetëm pas dy minutave.
Atletico Madrid tani ka 46 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë, teksa Athletic Bilbao ka 38 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë.