Atifete Jahjaga dhe Vlora Çitaku marrin pjesë në eventin “Let’s Pride”

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Sot prej orës 19:30 në Klubin M u mbjat eventi Let’s Pride në kuadër të së cilit u lansua edhe Kush te tut a? nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano.

Gjithashtu të pranishme ishin edhe Atifete Jahjaga Ish Presidente e Kosovës, Vlora Citaku Ish Ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe Jacob Webber Zv. Ambasador I Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk e di kush është fajtor, por unë i ndërpreva pushimet për të qenë sonte këtu”, tha ish Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga duke shprehur mbështetjen e saj të pa kursyer ndaj personave LGBTI dhe kauzës “për një shoqëri ku secili ka të drejtë të jetojë si të dojë” siq u shpreh ajo.

“Vite më parë ju kam thënë që do të festojmë në sheshet e kryeqytetit. Ja ku jemi sot” tha ish Ambasadorja e Kosovës në SHBA, znj. Vlora Citaku e cila gjatë fjalimit të saj, u duartrokit disa herë. Kujtojmë se znj. Citaku është njëri prej zërave më të fuqishëm, e cila ka dhënë kontributin e saj prej vitesh në avokimin e çështjes së të drejtave të personave LGBTI në Kosovë.

“Let’s Pride” ka bashkuar personat LGBTI, mbështetësit dhe palët e ndryshme të interesit në një mjedis të ngrohtë dhe të rehatshëm për të festuar diversitetin. Eventi u shoqërua me ekspozitë, muzikë dhe publikimin e “Kush te tut a?” nga artistët Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano.

Kush te tut a? është një zinë e pavarur që ngritë zërat queer. Ky është numër i veçantë sepse vjen gjatë procesit të draftimit të Kodit Civil nga Kuvendi i Kosovës. Përmes këtij numri, dy artistët duan të kremtojnë llojllojshmërinë e jetës queer përmes temës së kodeve. Një shoqëri e barabartë mund të ekzistojë vetëm nëse mbështetet nga një sërë ligjesh që garantojnë dhe promovojnë shprehjen e lirë të jetëve dhe identiteteve të ndryshme.

Të ngjashme