ATK: Deri më 10 janar të regjistrohen mallrat në stoqe

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik.

Regjistrimi i tillë sipas ATK-së duhet të jetë i gatshëm më së largu deri me datën 10 Janar të vitit 2023.

”Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK gjithashtu njofton se si duhet të bëhet rejistrimi i mallrave.

Nr.Emërtimi i mallitNjësia matëseSasiaÇmimiVlera
      
      

Regjistrimi i mallrave duhet të mbahet me çmimin e kostos.

Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat në stoqe, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës

Të ngjashme