Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë nisur një kapitull të ri bashkëpunimi institucional për të forcuar sigurinë ekonomike të vendit.
Në takimin e parë zyrtar mes drejtorit të ATK-së, Mentor Hyseni, dhe atij të AKI-së, Petrit Ajeti, u theksua rëndësia e koordinimit, shkëmbimit të informacionit dhe luftimit të dukurive që cenojnë mirëqenien e qytetarëve.
Palët u zotuan për një partneritet strategjik që do të kontribuojë në transparencë, drejtësi dhe mbrojtje të interesit publik.