Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se deri më tani ka pranuar 228 thirrje në linjën për raportim të rasteve për keqpërdorim të çmimeve të bizneseve.
“ATK ofron edhe një linje per raportim 038 222 165 Të nderuar qytetarë linja pa-pagës 0800 80 800 është e hapur për të pranuar raportimet tuaja, sa i përket keqpërdorimit të çmimeve tek bizneset në Kosovës, me rastin e Coronavirusit. Sot nga ora 10:00 deri më tani përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 kemi pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht tek markete dhe farmacit, të njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor. Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa-pagës, Administrata Tatimore e Kosoves ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë)”.