ATK-ja ka një njoftim shumë të rëndësishëm për bizneset që janë prekur nga mbyllja

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjitha bizneset që kanë pasur rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të masave anti-Covid-10, se tashmë mund të parashtrojnë kërkesat për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe subvencionimin e pagesës së qirasë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ATK’ja ka treguar edhe kriteret për aplikim.

“Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 11 Maj 2021.

Për subvencionim të Pagës së punëtorëve, Punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për Paga), të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën”, thuhet në njoftimin e ATK’së.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për tatimpagues

Përfitoni nga masat për mbështetje të bizneseve!Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/08, datë 21.04.2021, lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të kufizimeve të vendosura sipas Vendimit Nr. 01/05, të datës 05.04.2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.Për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, nëse është:o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë;o Biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;o Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur;o Biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe o Biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është:o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dheo Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 11 Maj 2021. Për subvencionim të Pagës së punëtorëve, Punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për Paga), të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën

Për subvencionim të Qirasë, Qiramarrësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë”, (vetëm pjesën e dytë për Qira) si dhe të bashkëngjis listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Shkurt 2021. Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Ngarko dëshmitë/kontratat duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.

Përmes formularit të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë ofron edhe sqarimin se si ka ndikuar në biznesin e tij, Vendimi Nr. 01/05, i datës 05.04.2021, i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Udhëzuesin për aplikim për subvencionim të pagave të punëtorëve dhe qirasë, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime.ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!

Të ngjashme